E ardhmja e Davide Frattesi është një enigmë, me mesfushorin që pëlqehet nga të gjithë ekipet italiane dhe është me të vërtetë një ankand i hapur.
Sipas raportimit të gazetarit italian Gianluca Di Marzio, të martën më 4 korrik, Milan dhe Sassuolo do të takohen së bashku për të nisur kontaktet e para zyrtare e për t’u ulur në tryezën e bisedimeve.
Drejtuesit e Sassuolo do të ulen me top klubet e Serie A për të dëgjuar ofertat e tyre për mesfushorin italian. Inter, Roma dhe Juve gjithashtu kanë interes të fortë për lojtarin./h.ll/abcnews.al