Milan nuk ndalet në merkato, “kuqezinjtë” bëjnë ofertën e parë pët talentin holandez

schedule22:50 - 3 Korrik, 2023

schedule 22:50 - 3 Korrik, 2023

Largimi i Sandro Tonali ka lënë një “boshllëk” të vërtetë në mesfushën e Milan e për këtë arsye forcimi i këtij reparti është objektivi kryesor i “djajve” të Milanos, përgjatë kësaj merkatoje vere, që deri ka rezultuar të jetë shumë “e nxehtë”.

Pas nënshkrimit të Ruben Loftus-Cheek nga “blutë” e Chelsea, tashmë një tjetër mesfushorë është nisur drejt “kuqezinjve”, teksa bëhet fjalë për “tulipanin” e AZ Alkmaar, Tijjani Reijnders dhe tashmë mes klubit e lojtarit gjithçka është mbyllur.

Sipas raportimeve më të fundit nga gazetari i mirënjohur, Fabrizio Romano, 24-vjeçari holandez ka pranuar kushtet e “kuqezinjve” të Milan, për një kontratë 5-vjeçare, në të cilën do të paguhet plot 1.7 milionë euro në vit.

Mirëpo, “kuqezinjtë” nuk janë ndalur me kaq, pasi ditën e sotme bordi i Milan ka nisur negociatat me holandezët e AZ Alkmaar, me këta të fundit, që kanë marrë ofertën e parë, e cila mban vlerën e 19 milionë eurove.

Ndërkaq, kujtojmë se Reijnders zhvilloi paraqitje fantastike sezonin e shkuar, teksa në 54 përballjet e zhvilluara në të gjitha kompeticioniet arriti të shënojë plot 7 gola, si dhe të dhurojë 12 asistime. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!