Urdhri i Policisë që ndalon parkimin e automjeteve para ndërtesave të shkollave nuk po zbatohet në shumë raste në Tirane. ABC News sjell një vëzhgim në kryeqytet.
Ky ishte një nga zotimet e Policisë së shtetit në ditën e parë të vitit shkollor, në fillim të kësaj jave. Por vetëm 5 ditë më pas situata është ndryshe.
Në shumë shkolla të kryeqytetit, duke përjashtuar ato që kanë pranë korsitë e biçikletave, gjatë orarit mësimor gjenden makina të parkuara edhe para dyerve të shkollave.
Kjo këtu është situata e filmuar nga ABC News paraditen e së premtes para Liceut Artistik Jordan Misja në Tiranë.
Ndërsa këtu jemi para shkolles 9 vjeçare Osman Myderizi në zonën e Ali Demit në kryeqytet. Pamjet flasin vetë.
Madje edhe efektivëve të Policisë Rrugore duket se ky problem nuk u bën përshtypje
Në terren i vetmi urdhër i policisë që ka gjetur zbatim gjatë javës së parë të vitit arsimor, ne shume raste është ndalimi i tregtarëve ambulantë të cilët shesin produkte të ndryshme ushqimore apo edhe pije pranë shkollave. /ABC News Albania 24/7