I mbijetuari i fundit i një njësie komandosh franceze Leon Gauthier që zbarkuan me qindra mijëra forca aleate në brigjet franceze në Ditën D për të çliruar Francën dhe Evropën nga forcat naziste, ka humbur jetën në moshën 100 vjeçare.
Gaultier ishte një nga 177 komandot (beretat jeshile) që zbarkuan në plazhet e Normandisë përballë vijës së ashpër të mbrojtjes së forcave naziste të Adolf Hitlerit në 1944.
Presidenti francez Emmanuel Macron i quajti Gaultier dhe shokët e tij ushtarë “heronj të Çlirimit”.
“Ne nuk do ta harrojmë atë”, shkroi Macron në Tëitter.
Ndërkohë vetëm muajin e kaluar, Gauthier i dorëzoi një praktikanti marins beretën e tij të gjelbër në një paradë në Colville-Montgomery, afër vendit ku ai kishte zbritur në plazhin e koduar Sëord Beach në një breshëri zjarri armik. Gauthier ishte 21 vjeç
Në një moment prekës gjatë asaj ceremonie, marinsi i ri u gjunjëzua në mënyrë që Gauthier, i cili ishte në një karrige me rrota, të mund të drejtonte beretën e tij.
Gauthier foli për Reuters në vitin 2019 nga shtëpia e tij, disa qindra metra larg mbetjeve të një fortese gjermane që ai dhe shokët e tij ushtarë nën forcat speciale të kapitenit francez Philippe Kiefer kishin kapur përpara se të përparonin në brendësi.
Ai kujtoi se ishte shumë i ri për t’u bashkuar me ushtrinë kur forcat e Hitlerit pushtuan Francën në Luftën e Dytë Botërore, kështu që ai u regjistrua në Marinën.
Ai ishte në një nga luftanijet e fundit franceze që lundroi për në Britani për t’u bashkuar me Forcat e Lira Franceze të gjeneralit Charles de Gaulle ndërsa gjermanët përparuan në gjysmën veriore të territorit francez në 1940.
Dekada më vonë ai ende luftonte me kujtimet e dhunës së luftës./abcnews.al