Sot, Zyra Ndërkombëtare për hetimin ndaj krimeve të agresionit kundër Ukrainës (ICPA) nisi aktivitetet e saj në Hagë, të organizuar nga Agjencia e Bashkëpunimit për Drejtësinë Penale të Bashkimit Europian (Eurojust).
Zyra e sapo hapur do të jetë çelësi për hetimin ndaj krimeve agresionit rus kundër Ukrainës dhe lehtësimin e çështjet e ardhshme. Zyra do të shërbejë si një strukturë për të mbështetur dhe përmirësuar hetimet e vazhdueshme për krimet dhe do të kontribuojë në ndarjen dhe analizën e provave të mbledhura që nga fillimi i sulmit rus.
Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen vuri në dukje se “pushtimi rus i Ukrainës vazhdon të sjellë tmerr të papërshkrueshëm çdo ditë.
“Ngjarjet thellësisht shqetësuese për sulmet e qëllimshme ndaj civilëve, duke përfshirë fëmijë, janë kthyer në një kujtesë të ashpër të përditshme të gjakderdhjes që Putini ka sjellë përsëri në kontinentin tonë.
Po mblidhen prova për krime të panumërta ndërkombëtare të kryera nga Rusia. Zyra e re ndërkombëtare e ndjekjes penale do të luajë një rol kyç për të siguruar që autorët të sillen para drejtësisë, përfshirë krimin e sulmit.
Ne nuk do të lëmë gur pa lëvizur për t’i kërkuar llogari Putinit dhe pasardhësve të tij,” theksoi ajo.
/abcnews.al