Kontrata e tij me United ka përfunduar dhe asnjë marrëveshje e re nuk është nënshkruar. Sipas Sky Sports, “djajtë” duhej të rifillonin negociatat me spanjollin pas dasmës së tij.
Al-Nassr ndërhyri shpejt në këtë çështje, i cili ishte i vendosur seriozisht për të nënshkruar me De Gean.
Sipas The Sun, klubi saudit i ka bërë një ofertë Davidit.
Për më tepër, “djajtë” fillimisht i ofruan De Geas një kontratë të re me një pagë më të ulët, më pas e tërhoqën atë dhe hartuan një kontratë të re me kushte më të dobëta, sipas The Athletic. /G.D abcnews.al/