Emër i ri për mbrojtjen e Napolit.
Klubi napolitan duhet të zëvendësojë Kim i cili është në largim, i destinuar për Bayern Munich. Siç raportohet nga edicioni i “Correire dello Sport”, të kaltërit do të ishin në gjurmët e Ibrahima Konate nga Liverpool.
Kuqezinjtë e vlerësojnë qendërmbrojtësin e tyre me 38 milionë euro, por ai nuk do të ishte i vetmi në fletoren kampionëve të italisë.
Ndër profilet e ndjekura, do të ishte edhe Max Kilman në pronësi të Wolves që e vlerësojnë 30 milionë paund. Gjithashtu edhe 26-vjeçari i Leeds, Robin Koch./h.ll/abcneaws.al