Disa të rinj janë konfliktuar mbrëmjen e sotme në lagjen “5 Maji”. Tre djem që po lëviznin në këmbë kanë nisur debatin me dy djem të tjerë që po lëviznin me makinë.
Sherri mësohet se ka nisur për motive banale, “Pse me ke zënë rrugën”, ndërsa më pas kanë përfunduar në përdorimin e sendeve të forta. Dy personat që kanë qenë në makinë janë dëmtuar njëri në krah dhe tjetri në këmbë, jashtë rrezikut për jetën.
Makina është bllokuar nga policia dhe po punohet për kapjen e gjithë personave të përfshirë në konflikt, raporton gazetarja e ABC News, Xhensila Kodra.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 01.07.2023, rreth 20:15, në rrugën “5 Maji”, në afërsi të një shkolle private, një shtetasi, për motive të dobëta dyshohet se është konfliktuar me shtetasit 29 vjeç, dhe 26 vjeç, dhe më pas ka braktisur automjetin e tij dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.
Si pasojë janë dëmtuar lehtë me mjet prerës (xham) shtetasit 29 dhe 26, të cilët kanë kaluar për mjekim në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për kapjen e autorit të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të konfliktit.r.t/abcnews.al