FIFA urdhëron Cardiff të paguajë milionat te Nantes për rastin e Emiliano Sala

schedule12:35 - 1 Korrik, 2023

schedule 12:35 - 1 Korrik, 2023

Është një nga dramat më të mëdha të futbollit. Vdekja tragjike e Emiliano Sala në ditën e transferimit të tij nga Nanta te Kardif në Premier Ligë është kthyer sërish në vëmendje.

Pas gati katër vitesh FIFA i ka dhënë fund përplasjes mes dy klubeve në lidhje me pagesën e kartonit të sulmuesit të ndjerë argjentinas.

Në këtë mënyrë, qeveria botërore e futbollit e konsideron të kryer transferimin dhe detyron Cardiff të paguajë të plotë vlerën e kartonit. Klubi uellsian pagoi në vitin 2019, 6 milion euro, ndërsa tani duhet të arkëtojë në llogarinë e Nantes edhe 11 milion euro të tjera për të plotësuar shumën e akorduar në atë kohë për transferimin e futbollistit.

Emiliano Sala shkëlqeu në kampionatin francez në sezonin 2018/2019, duke tërhequr vëmendjen e Kardifit që në atë kohë luante në Premier League.

Klubi uellsian bleu futbollistin për 17 milion euro, por transferimi i tij u kthye në një dramë të vërtetë.

Avioni me të cilin futbollisti po udhëtonte nga Franca drejt Anglisë për të bërë prezantimin u rrëzua në kanalin e La Manshit.

Emilioano Sala dhe piloti humbën jetën, ndërsa që nga ajo ditë tragjike klubet e Nantes dhe Cardiff nisën një betejë të vërtetë, e cila është mbyllur me vendimin e fundit të FIFA-s./h.ll/abcnews.al