Lukova po vizitohet nga shume turistë gjatë kësaj vere. Kombinimi perfekt i malit me detin ka joshur te huajt, që këtë vit duket se do të dominojnë Lukovën, ndryshe nga vitet e shkuara, ku fshati turistik ka qene destinacion i shqiptarëve.
“Eshtë shumë bukur, natyra eshte shume magjepsese, njerezit jane shume miqesore dhe kjo na pelqen. E pame ne google map dhe kthyem makinen me te fejuaren time. Do te rrime nje jave ne Shqiperi. Ushqimi frutat perimet dhe peshku eshte shume i mire.”
Të huajt thonë se Lukovën e kanë zbuluar nëpërmjet internetit, por edhe me anë të sugjerimeve nga miqtë. Sipas tyre zona ka ushqime të shijshme dhe njerëz të sjellshëm.
“Jam Magi nga Bullgaria, me pelqen ky vend me kete natyre kaq te bukur, dhe ajri eshte shume i fresket dhe i paster… eshte hera e pare imja ne shqiperi, njerezit ketu jane shume te sjellshem. Deti eshte perfekt , ngjyra e tij.”
“Jam Kris jetoj ne Amsterdam, ne degjuam nga miqte qe kishin qene ketu vjet per Shqiperine dhe vendosem te vijme ketu, te shohim rivieren, te eksplorojme zonat e plazhit, eshte shume bukur dhe qete, ka shume diell, cmimet jane shume te lira, do te qendrojme 14 dite, dhe e kemi sygjeruar lukoven qe tani sepse eshte e thjeshte, po u dergojme foto miqve nga whats up”
Perveç natyrës dhe detit, ajo që po tërheq më së shumti turistët e huaj janë edhe çmimet e lira./abcnews.al