Daçiç: Norvegjia mori vendim për mbylljen e ambasadës së saj në Prishtinë

schedule16:23 - 30 Qershor, 2023

schedule 16:23 - 30 Qershor, 2023

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç deklaroi se Norvegjia ka vendosur të mbyllë ambasadën e saj në Prishtinë.

Këtë ai e ka thënë për TV Pink dhe ka shtuar se vendimin e ka mësuar pas një bisede me Sekretarin e Shtetit në Ministrinë e Jashtme të Norvegjisë, Ivin Vada Peterson, shkruan Euronews Serbia.

Sipas Daçiçit, ky vendim ka goditur institucionet në Prishtinë.

Duke folur për vendimin e kryeministrit të Kosovës për shpalljen terroriste të dy organizatave, Daçiç tha se Kurti nuk ka konstante në termat që përdor, por se e vetmja konstante e tij është “përpjekja e përgjithshme” për ta shpallur Serbinë dhe populli serb një komb gjenocidal./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!