Milan për “pazar” në Spanjë, “kuqezinjtë” vihen pas mesfushorit të Valencia

schedule16:16 - 30 Qershor, 2023

schedule 16:16 - 30 Qershor, 2023

Siç dihet tashmë, “kuqezinjtë” e Milan janë duke u përpjekur për të forcuar repartin e mesfushës për sezonin e ardhshëm, pas largimit “të beftë” të kapitentit Sandro Tonali, te “bardhezinjtë” e Newcastle, në Premier League.

Për këtë arsye, të paktën sipas raportimeve nga gazetari i mirënjohur, Fabrizio Romano, “djajtë” italianë janë vënë në ndjekje të mesfushorit amerikan të spanjollëve të Valencia, Yunus Musah, me negociatat që mësohet të kenë filluar tashmë mes klubeve.

Mesfushori 20-vjeçar i Kombëtares amerikane është një nga objektivat kryesore të Milan në këtë kohë transferimesh dhe klubet tashmë po negociojnë ofertën e parë të “kuqezinjve”, e cila thuhet të jetë shifra perj 17 milionë eurosh pa llogaritur këtu bonuset.

Ndërkaq, kujtojmë se, Musah është prej 3 sezonesh pjesë e skuadrës së Valencia, teksa sezonin e fundit zbritit në fushë plot 37 herë për spanjollët, ku ka arritur të gjejë gjithashtu dhe 2 asistime. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!