La fëmijën 1 vjeç vetëm në banesë, dënohet shqiptarja në Greqi

schedule15:44 - 30 Qershor, 2023

schedule 15:44 - 30 Qershor, 2023

Autoritetet greke kanë dënuar me 6 muaj burg një 37 vjeçare shqiptare, e cila la vetëm në shtëpi vajzën 1 vjeçare, për të shkuar në super market.

Mediat vendase shkruajnë se ngjarja ka ndodhur tre ditë më parë në Selanik, ku kanë qenë fqinjët ato që kanë njoftuar policinë pas të qarave të fëmijës.

Policia priste në hyrje të pallatit për 20 minuta derisa u kthye 37-vjeçarja e cila, sipas dëshmive të policëve, u tha se nuk kishte ku ta linte dhe se ishte larguar për pak të merrte cigare.

Ndërkohë shqiptarja nuk është paraqitur në gjykatë, por është përfaqësuar nga avokati, ku edhe i është komunikuar dënimi me 6 muaj burg për moskujdesje të fëmijës së mitur duke e ekspozuar në rrezik.

Dënimi me afat shtyrje në Greqi lejohet të blihet me taksë, për të shmangur burgosjen e të dënuarit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!