Një adoleshent është plagosur me thikë mbrëmjen e së enjtes. Ngjarja ndodhi në qendër të qytetit të Shkodrës. Dyshohet se një bashkëmoshatar ka goditur me thikë 16-vjeçarin me iniciale K.S.
Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta. Mësohet se adoleshenti është dërguar në spital dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën. Policia po heton për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat e plota të ngjarjes si edhe për të vënë në pranga autorin e plagosjes./abcnews.al