Pas kontestimeve nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”, Kolegji Zgjedhor ka urdhëruar për rinumërimin e votave në Bashkinë e Kuçovës.
Seanca për rinumërimin e 18 kutive po mbahet pikërisht për herë të parë në ambientet e Kolegjit Zgjedhor.
Gjatë një ndërprerje të seancës, Lefter Maliqi është përplasur me sekretarin e Përgjithshëm të KQZ, Ylli Merkaj.
Tensioni ka nisur për shkak të filmimit me telefon nga ana e Maliqit. Gjatë debatit mes tyre, Lefter Maliqi i është drejtuar Merkajt me fjalë ofenduesi si hajdut apo rrugaç.
Kujtojmë që diferenca mes kandidatëve është mbi 600 vota dhe pritshmëritë për përmbysje të rezultatit nga hapja e 18 kutive duken të vogla.
Me rinumërimin e këtyre 18 kutive, përfundojnë çështjet në shqyrtim dhe mbyllet kështu rezultati i 14 majit.r.t/abcnews.al