Një person i armatosur që ishte rrugës për në rezidencën e ish-presidentit amerikan Barack Obama në Uashington është arrestuar nga policia. Sipas CBS News, 37-vjeçari Taylor Taranto posedonte “armë të shumta” dhe materiale për të bërë një mjet shpërthyes, si kokteje molotov.
Siç raportojnë mediat amerikane, burri nga Seattle kishte kërcënuar më parë një personazh publik në rrjetet sociale, pa u ditur saktësisht se kush ishte. Nuk u gjet rastësisht në lagjen e Obamës, vuri në dukje zyrtari.
Personi i armatosur, i cili përflitet se është një komplotist, ka qenë në qendër të policisë dhe FBI-së teksa ka qenë në Uashington gjatë dy muajve të fundit. Policia e arrestoi atë teksa ndodhej pranë shtëpisë së ish-presidentit Obama. Nuk dihet nëse familja Obama ishte në shtëpi në momentin e arrestimit.
/abcnews.al