Pas përcaktimit të kalendereve për sezonin e ardhshëm të kampionatit anglez të futbollit, Premier League dhe atij italian, Serie A, ditën e sotme kalendarin e edicionit të ardhshëm e ka zbuluar dhe kampionati francez i futbollit, Ligue 1.
Sezoni 2023/2024 do të nisë fundjavën e 12-13 gushtit, teksa ndryshe nga viti i kaluar nuk do të jenë më 20 ekipe pjesëmarrëse, por 18 duke e çuar numrin total të javëve të luajtura, në 34, ashtu si Bundesliga.
Në javën e parë të kalendarit, kampionët e PSG do të presin në “Parc des Princes”, Lorient. Lyon do të udhëtojë drejt Strasbourg, Marseille do të përballet me Reims, Rennes me të sapongjiturit të elitë, Metz, Montpellier me Le Havre, Monaco do të udhëtojë në transfertë ndaj Clermont, Nantes do të përballes me Toulouse, Brest me Lens, ndërsa Lille do të udhëtojë në transfertën e vështirë të Nice.
Ndërkaq, sfida e parë spektakolare e sezonit do të jetë përballja në “Groupama Stadium”, mes vendasve të Lyon dhe “parizienëve” të PSG, më 3 shtator, ndërsa “klasikja” e futbollit francez mes PSG dhe Marseille do të luhet më 24 shtator ose e thënë ndryshe në javën e 6-të kalendarike të kampionatit. /i.m /abcnews.al
Njoftimi zyrtar:
C’EST PARTI ?️✅#RevealCalendrier pic.twitter.com/NLn0T5nlwN
— Ligue 1 Uber Eats (@Ligue1UberEats) June 29, 2023