Kishte shkuar me pushime në Xhamajkë, turisti britanik vdes pas piu 21 kokteje

schedule15:34 - 29 Qershor, 2023

schedule 15:34 - 29 Qershor, 2023

Udhëtimi i një turisti 53-vjeçar nga Britania drejt Xhamajkës, ku ndodhej me pushime me familjen, ka pasur një fund tragjik. Një natë Timothy Southern shkoi në një bar dhe vendosi të pinte të 21 koktejet në menunë e barit.

53-vjeçari arriti të pinte 12 prej tyre para se të kthehej në dhomën e tij dhe të shkonte përsëri në bar. Mjekët në Xhamajka thanë se shkaku i vdekjes së tij ishte gastroenteriti akut për shkak të konsumimit të alkoolit.

Familja e tij fajësoi stafin e hotelit dhe infermieren e tij, duke thënë se ata nuk thirrën menjëherë një ambulance. Siç u bë e ditur më vonë, Southern para koktejeve kishte konsumuar një sasi të madhe birre dhe konjak.

Familja e 53-vjeçarit ka krijuar gjithashtu një faqe GoFundMe për të mbledhur para për të paguar funeralin e tij.

/abcnews.al