Rrugët e ngushta dhe mungesa e mjeteve për të hyrë në to i rrezikon cdo ditë nga zjarri shtëpitë dhe bizneset në lagjet e vjetra të Gjirokastrës.
Banorët e zonës muzeale thonë se mjetet e shërbimit zjarrfikës ndeshin vështirësi për të ndërhyrë në rastet kur objektet përfshihen nga flakët.
Drejtori i Shërbimit Zjarrfikës pranon mungesën e një makine të vogël që për rrugicat e qytetit të gurtë do të ishte e nevojshme.
Në zonën muzeale janë vendosur mbi 20 hidrante por Pellumb Shalari ngre shqetësimin se në shumë biznese mungojnë masat e mjetet kundër zjarreve.
Gjirokastra rezulton një ndër qarqet më të prekura nga zjarret gjatë stinës së verës. Këtë vit shërbimi zjarrfikës ka ngritur një grup vullnetarësh me banorë të zonës ndërsa janë bërë edhe takime ndërgjegjësuese me blegtorët të cilët jo rrallë janë autorë të zjarrvënieve në kullota e pyje.