Një 45 vjeçar është arrestuar në flagrancë në Gjirokastër, pasi prishi qetësinë publike, dukë vënë muzike të lartë, pas mesnate, në lokalin e tij në zonën muzeale.
Gjatë kontrollove, shtetasi po ashtu ka kundërshtua me forcë punonjësin e Policisë, që ndërhyri për të ndaluar ndotjen akustike.
Njoftimi i policisë:
Gjirokastër
Prishi qetësinë publike, duke vënë muzikë të lartë, pas mesnate, në lokalin e tij në zonën muzeale, si dhe kundërshtoi me forcë punonjësin e Policisë që ndërhyri për të ndaluar ndotjen akustike, arrestohet në flagrancë 45-vjeçari.
Sekuestrohen pajisjet që gjeneronin muzikën.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër, në kuadër të kontrolleve të pandërprera në të gjithë territorin e qarkut, ditën dhe natën, për të garantuar mbarëvajtjen e sezonit turistik 2023, kanë konstatuar se në lokalin në pronësi të shtetasit M. Sh., në zonën muzeale të qytetit, ishte vënë muzikë e lartë, pas mesnate, zhurmë e cila përbënte shqetësim për banorët dhe për turistët.
Menjëherë pas konstatimit, njëri nga punonjësit e Policisë ka ndërhyrë me qëllim ndërprerjen e zhurmës.
Shtetasi 45 vjeç, banues në Gjirokastër, nuk ka pranuar ta ndalojë muzikën dhe ka kundërshtuar me forcë, punonjësin e Policisë që ai të mos kryente veprimet e mëtejshme procedurale. Ky shtetas u arrestua në flagrancë nga shërbimet e Policisë, për paligjshmëritë e kryera.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan pajisje që gjeneronin muzikën.r.t/abcnews.al