Lëndët prioritare, bursë për studentët/ Kushi: Sa paga minimale për të rinjtë që ndjekin degët prioritare

schedule12:07 - 29 Qershor, 2023

schedule 12:07 - 29 Qershor, 2023

TIRANË- Qeveria ka miratuar një vendim, mbi bazë të të cilit janë bërë disa ndryshime në politikat arsimore në vend.

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi tha se studentët që kanë një mesatare mbi 8.5 dhe që zgjedhin studime në degët prioritare, do të përfitojnë një bursë prej 40 mijë lekësh çdo muaj, por kjo sigurisht që ka një klauzolë që duhet respektuar.

Tek kjo ndihmë financiare futen të gjithë maturantët, që në rezultatet e provimit të maturës është vlerësuar me notën dhjetë.

“ Sipas VKM, ne kemi shpallur një listë prioritare studimesh dhe mbështetje financiare të studentëve. Të  gjitha ata maturantë që kanë një mesatare mbi 8.5 dhe që zgjedhin një nga këto programe përfitojnë sa paga minimale çdo muaj, dhe ndërkohë detyrimi i tyre është që pas diplomimit për 3 vite të qëndrojnë dhe të japin kontribut për vendin. Të njëjtën bursë, e përfitojnë edhe studentet ekselentë që janë me të gjitha 10 në maturë, ashtu sikurse ata që fitojnë olimpiada ndërkombëtare. Ne do ti ndajmë kuotat sipas universiteteve, në varësi të numrit të studentëve që ata kanë dhe programeve të studimeve. Kemi vendosur të vendosim të heqim kriterin 8.5 të mesatares për të gjitha ata që përfitojnë bursa duke ndjekur këto programe studimi. Që do të thotë, edhe një maturant, që ka një mesatare më të ulët, por gjithmonë duke plotësuar ato kriteret, siç është mësuesia me 7.5, por kemi hequr kriterin e 8.5. Në programin e bujqësisë, në drejtimin e veterinarisë, edhe me mesataren 8 dhe 7.5 mund të jetë i suksesshëm për diplomim, kemi hequr kriterin që duhet ta ruajë rezultatin përgjatë viteve të studimeve”, tha Kushi.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!