Një aksidenti i rëndë ka ndodhur gjatë mesnatës në aksin rrugor Zejmen – Tale në Lezhë, saktësisht në vendin e quajtur “Ura e Prekanit, ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën.
Si pasojë e këtij aksidenti ka ndërruar jetë në spital një 79-vjeçar, ndërsa 53-vjeçari, drejtues i automjetit ku ndodhej edhe viktima ndodhet në spitalin e Traumës.
Policia ka arrestuar një 19-vjeçar, drejtues i automjetit tjetër.
Njoftimi i policisë:
Lezhë
Në mesnatë, në aksin rrugor Zejmen – Tale, në vendin e quajtur “Ura e Prekanit”, shtetasi 19 vjeç, banues në Kurbin, duke drejtuar automjetin e tij, është përplasur me automjetin e drejtuar nga shtetasi 53 vjeç, banues në Mirditë dhe pasagjer shtetasi 79 vjeç, banues në Mirditë.
Për pasojë ka humbur jetën shtetasi 79 vjeç si dhe ndodhet në spitalin e Traumes në Tiranë për ndihmë më të specializuar mjekësore shtetasi 53 vjeç
Drejtuesi tjetër shtetasi 19 vjeç është arrestuar në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Materialet procedurale do ti kalojnë Prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore.r.t/abcnews.al