Në Milano është dita e Ruben Loftus Cheek. Mesfushori anglez, i cili zbarkoi në Milano mbrëmjen e djeshme, shkoi në mëngjesin e sotëm të ditës së enjte në orën 8:30 në klinikën “La Madonnina” për të kryer pjesën e parë të testeve mjekësore të nevojshme.
Më pas ai do të shkojë menjëherë në qendrën Ambrosian. Pas vizitave, ish-lojtari i Chelsea do të pushojë për disa orë në hotel para se të shkojë në selinë e Milanit për të nënshkruar kontratën që do të lidhë atë me klubin kuqezi deri në vitin 2028./h.ll/abcnews.al
Ruben Loftus-Cheek arrivato alla clinica La Madonnina per le visite mediche (via @TorreGigi) pic.twitter.com/aGYQLjM1OY
— MilanNews.it (@MilanNewsit) June 29, 2023