Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Makina del nga rruga, një i plagosur në Korçë

schedule08:39 - 29 Qershor, 2023

schedule 08:39 - 29 Qershor, 2023

KORÇË– Aksident në aksin Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Gurishtë në Maliq.

Një automjet ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke përfunduar jashtë saj.

Sipas burimeve për ABC News mësohet se i lënduari nga ky aksident është Bledar Çeçi 42 vjeç, të cilin po e transportojnë në spitalin e Korçës.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Më datë 29.06.2023, rreth orës 08:10, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Gurishtë, Maliq, 42 vjeçari, duke drejtuar automjetin tip “BMW”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi, i cili pas ndihmës së marrë në spitalin e Korçës, do të transportohet në Tiranë për mjekim të specializuar.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të daljes nga rruga“, thuhet në njoftimin e policisë. /n.m. abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!