Sergio Ramos mund të kthehet në vendlindje. Siç u bë e ditur për gazetarët e Cadena Ser, futbollisti 37-vjeçar, i cili është lojtar i lirë, dëshiron të kalojë te Sevilla dhe të mbyllë karrierën atje.
Ai u largua nga Sevilla në vitin 2005, duke u transferuar te Real Madrid.
Nga ana tjetër, Sevilla nuk ka reaguar ende ndaj dëshirës së Ramos për t’u kthyer. Klubi dyshon se kjo marrëveshje do të jetë e dobishme për ta.
Ramos luajti për PSG sezonin e kaluar. Mbrojtësi ka luajtur në 33 ndeshje në Ligue 1, duke shënuar dy gola dhe duke dhënë një asistim. /G.D abcnews.al/