Mauro Icardi padyshim që ishte goditja e merkatos së Galatasaray, edhe pse me huazim.
Sulmuesi argjentinas bëri një sezon fantastik në Turqi, duke shënuar 23 gola e 8 asistime në 26 ndeshje. Galatasaray dëshiron Icardin ta mbajë në ekip, por tashmë argjentinasi kërkon një rritje page prej 6 milionë euro në 10 milionë në sezon.
Klubi turk nuk mund të shkojë përtej 6 milionëve për të mos shkelur Fair Play Financiar dhe është në kërkim të sponsorëve për të kënaqur ish-kapitenin e Interit. Nëse arrijnë të gjejnë milionat e kërkuara nga lojtari, Galatasaray do të ulet në tavolinë me PSG-në për të negociuar blerjen e kartonit të tij.
Icardi refuzoi një ofertë arabe prej 25 milionë euro në sezon dhe tashmë raportimet nga mediat italiane thonë se për argjentinasin ka interes edhe nga Milani./h.ll/abcnews.al