Sondazh: Shumica e amerikanëve pro dërgimit të armëve në Ukrainë  

schedule13:41 - 28 Qershor, 2023

schedule 13:41 - 28 Qershor, 2023

Shumica e amerikanëve favorizojnë dërgimin e armëve në Ukrainë për të ndihmuar vendin të mbrohet kundër Rusisë dhe besojnë se një ndihmë e tillë i sinjalizon Kinës dhe kundërshtarëve të tjerë amerikanë se Uashingtoni synon të mbrojë interesat dhe aleatët amerikanë, sipas një sondazhi të Reuters/Ipsos.

Sondazhi, i cili u zhvillua gjatë dy ditëve dhe përfundoi sot, tregon një rritje të konsiderueshme të mbështetjes për dërgimin e armëve në Ukrainë, me 65% të të anketuarve që miratojnë dërgimin e armëve krahasuar me 46% në sondazhin e majit.

81% e demokratëve, 56% e republikanëve dhe 57% e të pavarurve favorizojnë dërgimin e armëve amerikane, sipas sondazhit të fundit.

Administrata e Biden ka miratuar 41 paketa me armë për Ukrainën me vlerë më shumë se 40 miliardë dollarë që kur Presidenti Vladimir Putin nisi të ashtuquajturin “operacion special ushtarak” në shkurt 2022.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!