Vrasja e 17-vjeçarit nga policia, Macron: Jam i tronditur

schedule12:25 - 28 Qershor, 2023

schedule 12:25 - 28 Qershor, 2023

Presidenti francez Emmanuel Macron  tha se ishte “i tronditur”, një ditë pas vrasjes së një adoleshenti nga policia, ndërsa qeveria franceze bëri apel për qetësi pas një nate tensioni në periferi të Parisit.

Zëdhënësi i qeverisë Olivier Veran u bëri jehonë komenteve të Macron dhe apeloi për qetësi pas një nate përplasjesh në Nantes ku jetonte 17-vjeçari dhe ku u vra të martën nga një oficer policie gjatë një kontrolli.

Trazirat e përhapura shpërthyen ditën e djeshme dhe vazhduan gjatë natës në këtë periferi perëndimore të Parisit pasi automobilisti 17-vjeçar u qëllua për vdekje nga një oficer policie.

Oficeri ndodhet në paraburgim. Tragjedia ka ndodhur mëngjesin e së martës. Fillimisht burime pranë policisë franceze bënë me dije se një makinë ka përplasur dy motoçiklistë të saj.

Por videoja e shpërndarë më vonë në faqet e mediave sociale,  të cilën AFP dhe media të tjera e kanë verifikuar si autentike  tregon një nga dy oficerët që i drejton një armë shoferit, më pas e qëllon nga një distancë e afërt ndërsa ai përpiqet të largohet me shpejtësi.

Në video dëgjohet shprehja “do të të qëllojnë në kokë” , nuk është e qartë se kush e thotë.

Mjeti ndalon disa dhjetëra metra më tutje, afër një shtyllë.

Viktima Nael M., 17 vjeç, ka ndërruar jetë pas plagëve të marra në gjoks.

/abcnews.al