Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Dhunuan dhe grabitën tre 16 vjeçare, kapet grupi i të miturve në Greqi, mes tyre një shqiptar

schedule11:51 - 28 Qershor, 2023

schedule 11:51 - 28 Qershor, 2023

Pesë të mitur kanë rënë në prangat e policisë greke, mes tyre një shqiptar pasi akuzohen se kanë rrahur dhe grabitur tre 16 vjeçare.

Mediat vendase shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në orët e mbrëmjes së të martës në Ilion, ku të miturit e ndaluar janë dy grekë të moshës 15 dhe 14 vjeç, një shqiptar 13 vjeç, një polak 16 vjeç dhe një 14 vjeç nga Tunizia.

Grupi i autorëve të mitur të dyshuar iu afruan tre 16-vjeçarëve dhe pasi i rrahën, u rrëmbyen disa para që kishin me vete.



Viktimat nuk kanë pësuar lëndime të rënda, megjithatë kanë njoftuar autoritetet dhe më në fund policët e ekipit të DIAS kanë gjetur grupin “5” dhe i kanë arrestuar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!