Prokurori i SPAK, Vladimir Mara në një konferencë për mediat ka dhënë detaje në lidhje me operacionin policor ku është goditur dhe shkatërruar një grup kriminal i shpërndarjes së lëndëve narkotike në disa vende evropiane.
Mara në fjalën e tij është shprehur se grupi vepronte nga Siria në disa vende të tjera në BE përfshirë edhe Shqipërinë që merreshin me trafik të lëndëve narkotike.
Prokurori ndër të tjera është shprehur se nga ky aksion janë zbatuar 20 urdhër arreste mes të cilëve një polic dhe është shpallur në kërkim një tjetër shtetas i përfshirë në këtë grup kriminal.
“Në mënyrë të përmbledhur pas informacioneve të marra nga policia shqiptare në bashkëpunim me autoritetet italiane, është bërë i mundur shkatërrimi i këtij grupi kriminal. Gjatë këtij hetimi është dokumentuar veprimtaria kriminale që vepronin nga Siria, Turqia, Shqipëria, Milano, Greqi dhe në vende të tjera evropiane që trafikonin lëndë narkotike. Janë evidentuar të gjithë anëtarët e këtij grupi. Janë 21 anëtarë të këtij grupi të strukturuar janë të përfshirë prokurori Firence, Europol, policia e shtetit shqiptarë dhe agjenci të tjera të zbatimit të ligjit.
Nga kërkesa jonë janë vendosur 21 masa sigurie arrest me burg, ku 20 janë vënë në pranga këtë të martë dhe një është shpallur në kërkim. Një punonjës policie për veprën penale të korrupsionit, janë sekuestruar mjete të ndryshme, mjete luksoze, aparate celularë etj. Të gjithë sekuestrimet janë kryer në Shqipëri dhe tre raste në Maqedoninë e Veriut, Greqi, dhe në Milano raste të ndjekura nga ana jonë”, ka thënë ai.
Ndërkohë më herët policia ka theksuar se nga ky operacion janë arrestuar shtetasit:
Emrat:
Endrit Bakiu
Suko Pajo
Artur Sulaj
Arian Tola
Fadjon Çami
Viron Lekaj
Artan Agalliu
Shpëtim Pjeshka
Jani Çavo
Kudret Rustemaj
Besnik Ruçi
Pirro Çapi
Jani Meçja
Edmond Kabashi
Tomi Hila
Leonard Nergjoni
Artin Kurti
Astrit Miska
Ervis Çvilo
Mirash Gjoni
Sonila Sula (arrest shtëpie),/abcnews.al