Kush është shqiptarja që po i mëson gjermanëve këngët e vjetra shqiptare

schedule10:02 - 27 Qershor, 2023

schedule 10:02 - 27 Qershor, 2023

Besiana Shkodra është muzikantja shqiptare, që bërë virale në rrjetet sociale, pasi interpreton këngë të vjetra. Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ajo ka treguar se jeton prej disa vitesh në Gjermani, ku këndon këngë shqiptare në bare për gjermanët.

Besiana ka zbuluar se këngët e vjetra nuk janë të vështira për t’u gjetur nga ana e saj, pasi është rritur me to.

“Unë kam studiuar për violë në Kosovë dhe kam punuar si mësuese muzike, po ka pothuajse 3 vite që jam në Gjermani. Këtu më është dashur të mësoj gjuhën, të integrohem. Luaj këtu ndonjëherë në një bar, luaj muzikë shqipe për gjermanët se shumë i pëlqen dhe ia kam paraqit muzikën e vjetër tonën.

Për mua nuk janë shumë të vështira për t’u gjetur, pasi që fëmijë jam rritur me këtë lloj muzike dhe sepse e kam studiuar në shkollë”, tha Shkodra./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!