“Lojtarëve u mungon besimi”, Kroos për Kombëtaren: Skuadra nuk ka “protagonistë”

schedule22:15 - 26 Qershor, 2023

schedule 22:15 - 26 Qershor, 2023

Kombëtarja gjermane e futbollit, nuk është në formën më të mirë të saj, teksa pas 2 miqësoreve ndaj Polonisë e Kolumbisë e çoi në 4 serinë e ndeshjeve pa fitore, teksa ka arritur të barazojë vetëm 1, ndaj Ukrainës me rezultatin 3 me 3.

Për këtë situatë të vështirë ku ndodhen tashmë “pancerat” e ka bërë një koment të shkurtër dhe “legjenda” e mesfushës së kësaj përfaqësueseje, Toni Kroos, i cili e tha haptazi se skuadrës i mungon besimi.

“Nuk mendoj se skuadra është në ndonjë formë. Por gjithashtu nuk mendoj se ajo nuk po përpiqet. Ata shpesh flasin për mentalitetin e kështu me radhë. Mendoj se kryesisht skuadrës i mungon besimi.

Pothuajse nuk ka lojtarë që mund ta tërheqin pak ekipin mbi veten e tyre. Është shumë, shumë e vështirë të qëndrosh optimist”,- u shpreh ndër të tjera mesfushori i Real Madrid, i cili ka dhënë “dorëheqjen” nga Kombëtarja gjermane para Kupës së Botës 2022 të zhvilluar në Katar. /i.m /abcnews.al