Manchester City nuk dorëzohet për Gvardiol, “qytetarët” gati 90 milionë euro për kroatin

schedule16:54 - 26 Qershor, 2023

schedule 16:54 - 26 Qershor, 2023

Prej disa ditësh tashmë, “qytetarët” e Manchester City kanë nisur negociatat për transferimin në “Etihad” të qendërmbrojtësit kroat, Josko Gvardiol, nga gjermanët e RB Leipzig, pas paraqitjeve fantastike që 21-vjeçari bëri sezonin e kaluar në Bundesliga, Champions dhe Kupën e Botës me Kombëtaren kroate.

Sipas raportimeve më të fundit nga mediat gjermane, “blutë” e Manchester kanë paraqitur një ofertë prej 90 milionë euro për “yllin” e mbrojtjes, ofertë që është 10 milionë euro më e ulët se shifra që kërkonin “demat” e Leipzig.

Gvardiol është kërkuar nga vetë tekniku Guardiola në “Etihad”, me këtë të fundit që e konsideron kroatin si “lojtarin e ëndrrave” dhe duket se këto fjalë kanë mjaftuar për të mbushur mendjen e kroatit, i cili sipas raportimeve ka rënë dakord me “qytetarët” për kontratën personale. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!