Kukësi pa dy titullarë, Teqja gëzimi i vetëm

schedule11:19 - 19 Shtator, 2019

schedule 11:19 - 19 Shtator, 2019

Kukësi u mposht nga Bylisi në fundjavë dhe tanimë kërkon të reagojë. Sfida e radhës është një test i vështirë, ndaj një rivali për titull si Tirana. Bardheblutë kryesojnë momentalisht kampionatin dhe në “Elbasan Arena” pritet të zhvillohet një ndeshje mjaft e rëndësishme.

Trajneri Shpëtim Duro edhe për këtë ndeshje do të ketë dy mungesa mjaft të rëndësishme. Për shkak mungesash, dyshja Emiljano Musta-Valon Ethemi nuk mund të aktivizohen. Ata munguan edhe ndaj Bylisit në Ballsh dhe mbetet për t’u parë se si do të shkojë rikuperimi i tyre.

Lajm i mirë për stafin teknik është rikthimi i mbrojtësit Olsi Teqja. Ky i fundit u dënua me dy ndeshje për shkak të një deklaratë të dhënë pas ndeshjes mes Laçin. “Xholi” i Kukësit e ka shlyer pezullimin dhe trajneri Duro bën llogari me të në qendër të mbrojtjes. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!