Të gjithë e duan Davide Frattesi, por askush nuk ka rritur ende të gjejë marrëveshje me Sassuolon.
Për të ka interes të lartë nga Premier League dhe nga Serie A. Dëshira e Frattesi është të qëndrojë në Itali, ku Inter, Milan dhe Juventus janë pas tij.
Gjithsesi, CEO i Sassuolos, Giovanni Carnevali ka folur dhe është shprehur qartë për të ardhmen e mesfushorit italian.
“Për të lënë të lirë Frattesin duhen 40 milionë euro, kjo është kërkesa jonë. Për të ka shumë interes dhe ne po i dëgjojmë të gjitha ofertat që po na vijnë. Momentalisht Interi është i pari në këtë listë, por ka edhe mundësi të tjera në tavolinë.
Milan? Nuk kam folur kurrë me ta, nuk kam pasur asnjë bisedë me Milanin. Kush vjen i pari me 40 milionë euro, ai e merr”, është shprehur Carniveli./h.ll/abcnews.al