Televizioni shtetëror rus transmetoi sot imazhe të ministrit të Mbrojtjes Sergei Shoigu duke inspektuar forcat ruse në Ukrainë në daljen e tij të parë publike që nga rebelimi i dështuar nga grupi mercenar Wagner.
Sipas videos së transmetuar nga rrjeti televiziv rus Rusia 24, Shoigu, i cili është shënjestër e kritikave të ashpra nga kreu i Wagner Yevgeny Prigozhin, shkoi në një qendër komandimi të forcave ruse në Ukrainë dhe “u konsultua me udhëheqësit” e njërit prej njësive.
Gjatë këtij takimi, Shoigu theksoi kryesisht “efikasitetin e madh (të ushtrisë ruse) në gjetjen dhe shkatërrimin e sistemeve të armëve dhe ushtarëve të armikut”, shpjegoi në një deklaratë Ministria e Mbrojtjes.
Në pamjet e transmetuara nga rrjeti televiziv shtetëror, ministri rus duket se po dëgjon raportin e gjeneralit Yevgeny Nikiforov, kreut të Qarkut Ushtarak Perëndimor të ushtrisë ruse, duke studiuar hartat gjeografike dhe gjithashtu duke inspektuar helikopterët.
Russia released footage of Shoigu for the first time since the mutiny of Prigozhin. “Inspecting” something. pic.twitter.com/nKJe2d9YvW
— NOELREPORTS ?? ?? (@NOELreports) June 26, 2023