“Po monitorojmë nga afër situatën në Rusi”/ BE: Përplasja Putin-Wagner, çështje e brendshme ruse

schedule12:46 - 24 Qershor, 2023

schedule 12:46 - 24 Qershor, 2023

Bashkimi Evropian ka reaguar për herë të parë në lidhje me zhvillimet e fundit në Rusi, pas përplasjes së presidentit rus, Vladimir Putin me grupin mercenar, Wagner.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel deklaroi se kjo është një çështje e brendshme ruse.

Michel theksoi se mbështetja e Bashkimit Evropian për Ukrainën dhe presidentin Volodymyr Zelensky është e palëkundur.

“Duke monitoruar nga afër situatën në Rusi. Në kontakt me liderët evropianë dhe partnerët e G7. Kjo është padyshim një çështje e brendshme ruse. Mbështetja jonë për Ukrainën dhe Presidentin Zelensky është e palëkundur”, shkroi ai në Twitter.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!