Dy shtetase kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi akuzohen për grabitje në njnë dyqan.
Sipas policisë të ndaluarat janë shtetaset përkatësisht 20dhe 32 vjeçe banuese në Fushë-Krujë, pasi në një dyqan në një qendër tregtare te Zogu i Zi, në bashkëpunim me njëra-tjetrën, dyshohet se kanë vjedhur disa produkte.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetaset përkatësisht 20 vjeçe, dhe 32 vjeçe, të dyja banuese në Fushë-Krujë, pasi në një dyqan në një qendër tregtare te Zogu i Zi, në bashkëpunim me njëra-tjetrën, dyshohet se kanë vjedhur disa produkte”, thuhet në njoftimin e policisë. /abcnews.al