Mblidhet Këshilli i Integrimit, Balla: E patolerueshme mungesa e disa institucioneve

schedule15:20 - 18 Shtator, 2019

schedule 15:20 - 18 Shtator, 2019

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar për Integrimin Evropian munguan disa institucione pa asnjë lloj arsye. Një fakt të tillë e vuri në dukje kryetari i grupit parlamentar Taulant Balla sipas të cilit duhet të rriten masat monitoruese të Kuvendit ndaj tyre.

Mblidhen për herë të parë për këtë sesion parlamentar për të bashkëbiseduar mbi problemet e rekomandimet që u është kërkuar të zgjidhin për tu integruar në Bashkimin Evropian.

Por jo të gjitha institucionet kanë treguar vëmëndjen e duhur për këtë takim.

Për nënkryetarin e këshillit kombëtar të integrimit evropian Taulant Balla janë pozitive sinjalet që në 18 tetor Shqipërisë t’i çelen negociatat. Për këtë nevojitet bashkëpunim gjithpërfshirës vuri në dukje ai, një pikë e cila gjeti dakordësi mes zërave të pranishëm në këtë takim.

Në ditët në vijim Kuvendi i Shqipërisë do të shqyrtojë një rezolutë lidhur me fillimin e procesit të bisedimeve për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. /ABC News Albania 24/7