Rrezikonin fëmijët, kompania tërheq 7 milionë lodra në SHBA

schedule17:33 - 23 Qershor, 2023

schedule 17:33 - 23 Qershor, 2023

Rreth 7.5 milionë lodra “Baby Shark” janë ndaluar të shiten në SHBA sepse shumë fëmijë janë lënduar prej tyre.

Zuru, kompania prodhuese e lodrave me bazë në Kaliforni, njoftoi se po tërheq të gjitha versionet e “Baby Shark” që kanë pendë të sipërme plastike të forta, të cilat paraqesin rrezik lëndimi.

Konkretisht, dymbëdhjetë fëmijë janë lënduar. Nëntë prej tyre janë qepur ose kanë marrë trajtim mjekësor, sipas një deklarate të lëshuar nga Komisioni i Sigurisë së Konsumatorit në SHBA.

Përveç kësaj, si një masë paraprake, Zuru tërhoqi edhe lodrat e banjës, Robo Alive Junior, Mini Baby Shark dhe Swimming Bath.

Konsumatorëve u kërkohet të ndalojnë përdorimin e tyre menjëherë dhe të kontaktojnë Zuru për një rimbursim.

Produktet janë shitur në dyqane fizike dhe online nga maji 2019 deri në mars 2023.