Leipzig “harron” Nkunku, “demat” e Bundesliga nënshkruajnë me “fantazistin” austriak

schedule15:32 - 23 Qershor, 2023

schedule 15:32 - 23 Qershor, 2023

Pas largimi të “yllit” të tyre, Chirstopher Nkunku drejt “bluve” të Chelsea, marrëveshje e cila ishte kryer që në merkaton e dimrit, “demat” e Leipzig kanë afruar një tejtër lojtar ditën e sotme.

Sipas raportimeve më të fundit nga gazetari i mirënjohur gjerman, Florian Plettenberg, “demat” e Bundesliga kanë nënshkruar ditën e sotme, me “fantazistin” e sulmit të Hoffenheim, Christoph Baumgartner.

Austriaku vetëm 23-vjeçar ka nënshkruar një kontratë deri në vitin 2027, teksa u përzgjodh nga drejtuesit e Leipzig, pas sezonit fantastik të vitit të shkuar, ku në 33 përballje shënoi 7 gola e dhuroi 7 asistime. /i.m /abcnews.al