Pasi refuzoi ofertën e parë prej 25 milionë eurosh nga një ekip i Kampionatit arab të futbollit, “bomberi” i Inter, Romelu Lukaku ka refezuar dhe një tjetër ofertë ditën e sotme, kësaj radhe për 35 milionë në sezon.
Sipas, raportimeve më të fundit nga prestigjiozja italiane, “La Gazzetta dello Sport”, Lukaku Lukaku e konsideron të parakohshëm largimin në Arabinë Saudite në moshën 30-vjeçare dhe dëshiron të luajë në ligat më të mira të Evropës të paktën deri në fund të Kupës së Botës 2026.
Ndërkaq, ajo që vihet re është dëshira e sulmuesit për të qëndruar te “ziklatërit” e Inter, aty ku e kaloi sezonin e kaluar si huazim e prej kësaj arsyeje Lukaku ka refuzuar dhe interesimin e “rivalëve” të Milan për të. /i.m /abcnews.al