Juncker: Rreziku i një Brexit pa marrëveshje është gjithnjë e më real

schedule11:14 - 18 Shtator, 2019

schedule 11:14 - 18 Shtator, 2019

Presidenti i Komisionit Europian, Zhan Klod Junker u shpreh se rreziku që Britania e Madhe të dalë nga Bashkimi Europian pa një marrëveshje është gjithnjë e më real. Junker theksoi se nëse të dyja palët e duan vërtet, marrëveshja mund të gjendet.

Po afrohet 31 tetori dhe rreziku i një Brexit pa marrëveshje është real. Deklarata është bërë nga Presidenti i Komisionit Europian Zhan Klod Junker, gjatë fjalës së tij në parlamentin europian kur po raportonte për takimin e itj me kryeministrin britanik Boris Xhonson. Por ai theksoi se marrëvehsja ishte ende e mundshme, dhe nëse nuk do të gjendej atëherë do të ishte për faj të qevrisë britanike dhe jot ë bashkimit europian.

Junker u shpreh se i kishte kërkuar Xhonson që t’i tregonte marrëveshjet alternative dhe propozime konkrete të shkruara. Si dhe kishte porositur Mishel Barnier që të intensifikojë negociatat në planin politik dhe jo vetëm teknik.

Barnier nga ana e tij shpjegoi se pikat e ndalimit, rrjeta e sigurisë, është shumë e rëndësishme pasi në Irlandë, Brexit do të shkaktojë numrin më të madh të problemeve dhe më shumë rreziqe. Sipas tij në Irlandë është një situatë politike delicate e lidhur me një histori tragjike. Kryenegociatori i Bashkimit Europian për BREXIT theksoi se Mbretëria e Bashkuar dhe Irlanda janë garantuesit e marrëveshjes. Ai shtoi se bashkimi europian nuk dëshiron rikthimin e një kufiri fizik por kërkon ruajtjen e marrëveshjeve të së Premtes së Shenjtgë, duke mbrojtur integritetin e tregit të përbashkët dhe ekonominë e të gjithë ishullit. Në fund ai tha se askush nuk duhet të nënvlerësojë pasojat e një dalje pa marrëveshje të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian. /ABC News Albania 24/7