Spanjë, mbreti Felipe VI shpërndan parlamentin

schedule11:07 - 18 Shtator, 2019

schedule 11:07 - 18 Shtator, 2019

Për herë të katërt brenda 4 vitesh, Spanja shkon sërish në zgjedhje të parakohshme. Mbreti vendosi  shpërndarjen e Parlamentit, pas dështimit të negociatave për krijimin e një mazhorance qeverisëse. 

Mbreti spanjoll Felipe VI konfirmoi se nuk ka forca politike me mbështetjen e duhur parlamentare për të krijuar një qeveri. Për këtë arsye pas shpërndarjes së parlamentit, e planifikuar të hënën e 23 shtatorit, Spanja do të shkojë sërish në zgjedhje. Teknikisht është ende e mundur një marrëveshje mes palëve gjithnjë nëse do të ndodhte Brenda së premtes pasi afati për krijimin e një qeverie të re skadon mesnatën e së hënës.

Për Spanjën këto do të ishin zgjedhjet e katërta në katër vejt. Pas konsultimeve të 48 orëve të fundit me liderët kryesorë politikë, Mbreti Felipe VI konstatoi se nuk ka asnjë forcë politike që mund të krijojë një qeveri. Muaj të tërë negociatash mes liderëve socialist dhe kryeministrit në detyrë Pedro Sancez nuk dhanë asnjë rezultat. Sancez fitoi zgjedhjet e 28 prillit po pa një mazhorancë të mjaftueshme.

Sancez i kishte prezantuar propozimin e fundit Podemos pak ditë më parë në përpjekje për ta bindur që të mbështeste një qeveri njëngjyrëshe po pa i lënë vend në këshillin e ministrave. E pikërisht për këtë arsye nuk u realizua marrëveshja. Iglesias ka kërkuar disa herë më shumë role kyce apo Brenda ekzekutivit. Pro Sancez u tregua i palëkundur dhe përballë idesë për krijimin e një qeverie të përkohshme sa për të miratuar projektbuxhetin. Një opsion që u refuzua nga socialistët.

Por Sancez nuk arriti një marrëveshje për një koalicion qqeverisës as me dy forcat e tjera të rëndësishme politike, popullorët e Pablo Kasado dhe Siudadanos të Albert Rivera. Ky i fundit la të shpresohej se mund të krijohej një koalicion, vetëm me disa kushte: premtimi për mos rritjen e taksave, dhe grusht të hekurt kundër atyre që mbështesin pavarësinë e Katalonjës. Por as 24 orë nga ky propozim, Rivera e tërhoqi duke thënë se përgjigja e Sancez ishte një tallje. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!