Një tjetër kroat për Manchester City, “qytetarët” kërkojn talentin e mbrojtjes në “Etihad”

schedule16:16 - 22 Qershor, 2023

schedule 16:16 - 22 Qershor, 2023

I shpallur mbrojtësi më i mirë i Kupës së Botës, “Katar 2022”, qendërmbrojtësi kroat i RB Leipzig, Josko Gvardiol, prej kohësh është në “radarët” e ekipeve “big” të Evropës e mesa duket këtë verë, 21-vjeçari do të largohet nga Gjermania.

Sipas raportimeve më të fundit nga mediat britanike, por edhe ato gjermane, qendërmbrojtësi pëlqehet shumë nga tekniku i Manchester City, Pep Guardiola e për këtë arsye anglezët janë të gatshëm t’i ofrojnë skuadrës nga Bundesliga, 80 milionë euro.

Mirëpo, kjo shifër pavarësisht se e lartë, nuk mjafton për “demat” e Leipzig, të cilët nuk pranojnë më pak se 100 milionë euro, megjithatë çmimi nuk duket të jetë problem për “qytetarët” dhe pritet që marrëveshja të mbyllet së shpejti. /i.m /abcnews.al 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!