Juventus mendon për mesfushën, sytë nga Arsenal

schedule15:47 - 22 Qershor, 2023

schedule 15:47 - 22 Qershor, 2023

Ide e re për mesfushën e Juventusit, ndërkohë që është në pritje të lajmeve të reja për rinovimin e Adrien Rabiot.

Sipas raportimeve nga “Sky”, Juventus po mendon për Thomas Partey të Arsenalit si një përforcim të ri në mesfushë. Me kontratën e tij që skadon në vitin 2024, mesfushori ganez mund të kushtojë nga 18 deri në 20 milionë euro dhe një kontratë trevjeçare tashmë do të ishte gati për të.

Partey ka dhënë miratimin e tij te transferimi në Torino./h.ll/abcnews.al