Turizmi me punëtorë të rinj, adoleshentët plotësojnë mungesat e emigrimit në Vlorë

schedule11:25 - 22 Qershor, 2023

schedule 11:25 - 22 Qershor, 2023

Emigrimi i të rinjve i ka nxitur bizneset që operojnë në sektorin e turizmit ti kthejnë sytë nga punëtorët e moshave 16-22 vjeç.

Gazetari Elton Nika, raporton për ABC News se në qytetin bregdetar të Vlorës, tashmë grupmosha e re përbën afro 40 % të të gjithë punësuarve.

Ndër punët më të shpeshta që bëjnë zakonisht adoleshentët janë banakier ose kamarier. Gjithashtu theksohet se paga është tërheqëse në këtë sektor, pasi pas përballjes me mungesën e fuqisë punëtore bizneset kanë rritur pagat e punonjësve.

Në një prononcim për ABC News shprehen se në fillim e kanë nisur si hobi por më pas puna u është kthyer në nevojë.

Jam 19 vjeç dhe jam pjesë e shërbimit në një hotel në Vlorë, kam tre vite dhe jam i kënaqur”, ka thënë ai.

Një tjetër thekson se prej katër vitesh ka nisur që të punojë në sektorin e turizmit që nisi si dëshirë por më pas u kthye në nevojë.

“Nga mosha 16-22 vjeç janë më fleksibël se moshat më të mëdha dhe kanë një marrëdhënie më korrekte me turistët. Të rinjtë flasin dhe më shumë gjuhë të huaj dhe është edhe kjo një shtysë që i ndihmon ato për më tej”, ka thënë një prej menaxhereve në një hotel në Vlorë. /abcnews.al