Gjatë rrëfimit të saj në emisionin “Pas Mesnate” në ABC News, pianistja e njohur, Kristina Petrollari Laço, ka treguar se asnjë nga djemtë e saj nuk ndoqi rrugën e muzikës. Ajo u shpreh se njëri prej tyre studion për dizanj, por kishte shumë talent në piano dhe për këtë i vjen keq që nuk insistoi.
“Ishte zgjedhje e Bojdenit. Ai sot studion në Berlin për dizajn. Ka momente në fakt që e mendoj që duhet ta kisha bërë, duhet të kisha insistuar që mos ta kishte lënë sepse i ka të gjitha mundësitë, i ka të gjitha ato cilësitë për t’u bërë një pianist i shkëlqyer”, tha Kristina.
Më tej, ajo dha dhe një mesazh për të gjithë artistët e rinj, të cilët duhet ta studiojnë muzikën klasike.
“Artistët e rinj duhet ta studiojnë muzikën klasike. Është muzika më reale dhe më e vërtetë, edhe ajo më perfektja që ata të kenë mundësi të bëjnë diçka tjetër. Ajo që unë them gjithmonë është që njeriu duhet të ketë një synim që të arrijë, se nëse nuk e ke këtë pikë, nuk mendoj ti mund të karikohesh dhe të çosh gjërat përpara”, shtoi pianistja./abcnews.al