Presidenti i SHBA Joe Biden e ka quajtur homologun kinez Xi Jinping diktator në një mbledhje fondesh në Kaliforni. Vërejtjet e tij vijnë një ditë pasi Sekretari i Shtetit i SHBA, Antony Blinken u takua me Xi për bisedime në Pekin, të cilat kishin për qëllim shtensionimin e marrëdhënieve midis dy superfuqive.
Presidenti Biden tha gjithashtu se Xi ishte i turpëruar për tensionet e fundit të shkaktuara nga balona spiune kineze që ishte në territorin e SHBA-ve. “Arsyeja pse Xi Jinping u mërzit shumë, kur e qëllova atë balonë plot me pajisje spiunazhi në të, ishte se ai nuk e dinte se ishte aty”, tha Biden.
“Ky është një siklet i madh për diktatorët. Kur ata nuk e dinin se çfarë ndodhi.”, shtoi Biden. Vizita e Blinken në Pekin, e para nga një diplomat i lartë amerikan në pothuajse pesë vjet, rifilloi komunikimin e nivelit të lartë midis dy vendeve. Por Blinken e bëri të qartë se dallimet e mëdha mbeten midis dy vendeve./abcnews.al