Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se tre policët janë rrëmbyer nga 15 forca të armatosura serbe, teksa po konsumonin drekë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kurti u shpreh se ambasadori Jetish Jashari, shef i Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, ka folur veçmas me 3 policët e rrëmbyer nga Serbia dhe të burgosur në Kraljevë, ku i kanë treguar për ngjarjen e ndodhur.
“Ambasadori Jetish Jashari, shef i Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, ka folur veçmas me 3 policët e rrëmbyer nga Serbia dhe të burgosur në Kraljevë. Secila prej rrëfimeve të tyre ishte identike: ata po hanin drekë së bashku kur 15 burra të armatosur i rrëmbyen me forcë”, shkroi Kurti në Twitter.
Ambassador Jetish Jashari, Head of Kosova’s Liaison Office in Belgrade, spoke separately to the 3 police officers kidnapped by Serbia & imprisoned in Kraljevo. Each of their accounts was identical: they were having lunch together in ?? when 15 armed men forcefully abducted them. pic.twitter.com/4QCCHiykIW
— Albin Kurti (@albinkurti) June 20, 2023
Më 14 qershor, raportet u tensionuan edhe më shumë mes Kosovës dhe Serbisë. Tre policë të Kosovës u arrestuan nga forcat serbe. Kosova thotë se ata u rrëmbyen brenda territorit të saj, por Serbia thotë se i arrestoi “thellë” brenda shtetit të saj.